Sport

KF Onix nuk po ndalet, transferon edhe dy futbollistë tjerë

Klubi Futbollistik “Onix” është njëra ndër skuadrat më të organizuar në Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Skuadra nga Banja e Pejës tashmë ka filluar të përgatitet maksimalisht për sezonin e ri i cili pritet të jetë mjaftë i nxehtë.

KF Onix ka arritur marrëveshje me dy futbollistë të cilët priten që ta djersitin fanellën sezonin e ri.

Bëhet fjalë për portierin Adi Hyla dhe futbollistin Arbnor Gashi, raporton Gazetasheshi.com

Hyla së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e Vëllaznimit të Gjakovës, gjithashtu ka qenë pjesë edhe e Prishtinës. Kurse, Gashi ka mbrojtur ngjyrat e Arbërisë në Superligë.

KF Onix përmes organizimit të mirë dhe ekipit cilësor synon që të inkuadrohet ne Superligën e Kosovës.

Postime të ngjajshme
Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë