-Advertisement-
Skuadra e Llapit ka barazuar në udhëtim te skuadra e Ballkanit me rezultatin 1:1, shkruan BlicMedia.
Pas ndeshjes skuadra e Tahir Batatinës ka reaguar ashpër me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
FFK ku jeni? Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPIT, shkruan ndër të tjera në faqen zyrtare të klubit. /BlicMedia.net
FFK ku jeni? Vazhdon avazi i vjetër i krimit dhe masakrimit ndaj KF LLAPITShikojeni se si i anulohet Llapit goli i pastërt i shënuar nga Sebino Plaku (Video)Suharekë, 6 nëntor 2019 – Pamjet në këtë video pasqyrojnë qartë se si gjyqtari anësor, Gzim Mehmeti e 'masakroi' Llapin me këtë gol të anuluar.I lartë cekuri pasi sheh që topi hyn në rrjetë pas 20 sekondave, futbollistët dhe stafi në bankinë gëzohet, e anulon golin e pastërt, gol që nuk kishte lidhje me pozitë jashtë loje.Është gjynah se si po humbet mundi i donatorëve dhe djersa e futbollistëve në fushë, kur FFK delegon gjyqtarët e këtij rangu si Gzim Mehmeti me këso tendenca të qarta po na dëmtojnë qëllimisht dhe po na pengojnë në rrugën tonë drejt kreut të tabelës.
Posted by K.F. Llapi on Wednesday, November 6, 2019