Sport

KF Llapi blindon të rinjtë premtues

Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka blinduar lojtarët e rinjë premtues, shkruan BlicMedia.

Bëhet fjalë për Arianit Abdullahu, Lis Behrami dhe Nderim Hasani me të cilët skuadra llapjane ka nënshkruar kontrata afatgjate.

Ky është njoftimi i plotë nga KF Llapi.

KF Llapi blindon të rinjtë premtues
Pas vëzhgimit të vazhdueshëm nga Shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina, 3 futbollistë nga ekipi U19 nënshkruajnë kontrata profesionale

Podujevë, 21 maj 2020 – KF Llapi shton edhe më tepër numrin e futbollistëve të rinjë premtues, duke nënshkruar kontrata afatgjate me 3 futbollistë nga skuadra juniore.
Arianit Abdullahu, Lis Behrami, Nderim Hasani janë futbollistët të cilët pas paraqitjeve të mira në vazhdimësi me ekipin U19 janë shpërblyer me kontrata profesionale dhe kësisoji ata janë blinduar nga klubi.

Këta futbollistë dhe të tjerët të cilët janë me kontrata afatgjate janë e ardhmja e klubit, por më së shumti karriera e tyre profesionale do të varet nga puna, përkushtimi dhe vullneti që do ta shprehin tash e tutje, pasi filozofia e klubit dhe vetë trajnerit Batatina është hapësira për të rinjtë, nga të cilët do presim shumë në vazhdim.

Ju njohim me profilin e futbollistëve një nga një:

Lis Behrami, 17 vjeç, i lindur më 27.08.2002 është nga Podujeva, mesfushor defanziv dhe ofanziv me potencial dhe cilësi të cilat i posedon, e bënë atë njërin prej mesfushorëve të rinj më të mirë në vendin tonë. Lisi poashtu është pjesë e Përfaqësueses U19 të Kosovës dhe paraqitet rregullisht me ekipin U19 të Llapit.

Arianit Abdullahu, i lindur më 27.12.2002, është 17 vjeçar nga Podujeva, fëmijë i Akademisë së Llapit, paraqitet për ekipin U19. Është sulmues qendre, e karakterizojnë përgaditja e mirë fizike, loja e mirë në duel me mbrojtësit, provon golin nga çdo pozitë. Të gjitha këto nuk janë lënë pa u vërejtur nga shtabi teknik, të cilët parashohin që shpejtë ky futbollist mund të bëhet i rëndësishëm për ekipin e parë, së bashku me futbollistët tjerë që kanë nënshkruar kontrata, me të cilët veç se ka filluar të përgaditjet me ekipin e parë.

Nderim Hasani është i lindur më 05.01.2002, 18 vjeç, futbollistë i repartit ofanziv që luan në krahun e majtë, e veçojnë loja e mirë një kundër një, instikti për gol, golat nga ndërprerjet etj. Është një nga futbollistët kryesor të ekipit U19 ku në edicionin 2019/20 të juniorëve, me gjithë se kishte një lëndim duke mos zhvilluar disa ndeshje, ka shënuar 8 gola. KF Llapi me kontratën e nënshkruar me të, pritet ta ketë më të lehtë rrugën drejt golit atëherë kur futbollisti do jetë i gatshëm të paraqitet për ekipin e parë.

Shefi i shtabit teknik, Tahir Batatina i ka përgëzuar futbollistët e lartëcekur për paraqitjet e tyre. Njëherit i ka inkurajuar që të mos ndalen së punuari, pasi me punë, djersë e angazhim do ta kenë të lehtë daljen në arenën ndërkombëtare, pasi jemi klub që u hapim dyert talentëve që të kenë të ardhmen e ndritur dhe me suksese. /BlicMedia.net

Postime të ngjajshme
Sport

Ja kur do të zhvillohet super ndeshja, ‘Maqedoni Veriore – Kosovë

Sport

Grezda sulmon fizikisht lojtarin kundërshtar në parking pas ndeshjes

Sport

Debat i ‘nxehtë’ mes Qeqës dhe Debatik Currit

Sport

Munishi me parashikim të “çmendur” për Arbërinë!