Sport

KF Ferizaj në duar të sigurta, bëhet me pronarë të rinj

Klubi i Futbollit Ferizaj në duar të sigurta, bizneset më të fuqishme ferizajase, pronarë të rinj të klubit.

Kryetari i Ferizajt ka siguruar mbështetjen e bizneseve të qytetit, për këto ka njoftuar në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Olle.

Ky ishte njoftimi i plotë:

Pas përpjekjeve disajavëshe, ekipi ynë i zemrës, Klubi i Futbollit “Ferizaj”, i gjetur në vështirësi që padyshim nuk meritoi, po këndellet. Është përgjigja pozitive që mora nga bizneset ndër më të fuqishme ferizajase, në iniciativën time për ta marr në duar të sigurta fatin e klubit, ajo që po rikthen shpresën.

Një qytet si Ferizaj, sinonim ka biznesin, e kjo e fundit natyrshëm do t’i shërbej si lokomotivë ecjes së shpejtë drejt majave elitare të futbollit ferizajas.

Është momenti për të uruar futbollistët dhe futbolldashësit, është çasti për të falënderuar bizneset kurdoherë të gatshme, është ora e rikthimit të fuqishëm të Klubit të Futbollit “Ferizaj”.

I lumtur ta kurorëzoj suksesshëm iniciativën time dhe ta kumtoj këtë lajm të mezipritur për adhuruesit e futbollistët ferizajas.

Urime e pastë ditë të bardha për futbollin ferizajas!”, bëhet e ditur nga faqja e komunës së Ferizajt.

Postime të ngjajshme
Sport

A ia lejon ligji italian Eriksenit të luaj përsëri për Interin?

Sport

Visoka tregon pse e zgjodhi Ferizajin dhe ka një premtim për “Ujqërit”

Sport

Mourinho me deklaratë prekëse pë Eriksen

Sport

Skandaloze: Serbo-austrikau e shanë me nënë futbollistin shqiptar të Maqedonisë