Lajme

Këtyre moshave u takojnë 28 viktimat e sotme në Kosovë

28 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Viktima më e re gjatë kësaj kohe është një 26 vjeçare nga Vitia, e cila para disa ditëve kishte lindur në Klinikën e Gjinekologjisë.

Viktimë e këtij virusi është edhe një grua nën moshën 50 vjeçare nga Gjakova.

Ndërsa, 6 viktima, 4 burra dhe 2 gra janë të moshës 50-59 vjeçare.

2 nga viktimat janë nga Gjakova, 2 nga Prizreni, 1 nga Prishtina dhe 1 nga Klina.

8 viktima janë të moshës 60-69 vjeçare. 2 nga viktimat janë nga Obiliqi, 1 nga Vitia, 1 nga Podujeva, 1 nga Gjakova, 1 nga Kllokoti, 1 nga Fushë Kosova dhe 1 nga Istogu.

7 viktima janë të moshës 70-79 vjeçare. 1 nga viktimat është nga Mitrovica, 1 nga Ferizaj, 1 nga Istogu, 1 nga Rahoveci, 1 nga Vushtrria, 1 nga Hani i Elezit dhe 1 nga Fushë Kosova.

5 viktima janë mbi 80 vjeç. 1 viktimë është nga Deçani, 1 nga Gllogoci, 1 nga Gjilani, 1 nga Obiliqi dhe 1 nga Peja.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar eddhe 489 raste të reja me COVID-19.

Ndërsa, 859 persona janë shëruar nga ky virus.

Postime të ngjajshme
Lajme

‘Amerika merr në dorë komplet situatën’

LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

Lajme

U mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ja për çfarë u diskutua

Lajme

Tragjike: Vetura del nga rruga dhe bie në lumë, një i vdekur dhe dy të lënduar