Lajme

Këto komuna do të mbesin pa rrymë sot

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa qytete.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të ndodhin për shkak të punimeve nga palët e treta si dhe në projekte investive.

Njoftimi i plotë i KEDS-it:

Prishtinë

Punime në projekte investive

1.Në NS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet:

NS 10/04kV Furra Laura (kodi:14000001004) prej orës 09:00 deri në ora 17:00

Vendet: Një pjesë e rr. Skënderbeu, një pjesë e rr.Valon Hasani,

Arsyeja: Kyçja e konsumatorëve në rrjetin e ri nëntokësor.

Pejë

Punime nga palët e treta

1.Nga TS 110/35/10 kV Peja 1 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Vitomirica (kodi: 50000010) prej orës 12:00 deri në ora 15:00

Vendet: Katuni i Ri 2, Instituti Bujqësor, Lagjja Qemanska Vitomiricë, Riki Petrolli, Baliqët, Farma, Domi, Gjeshoviqët, Ozdrimi, Dubova e Madhe, Fierza 5 dhe Dubova e Vogël.

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10(20)kV sipas zgjidhjes teknike.

Gjakovë

Punime nga palët e treta

1.Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Gjakova III (kodi: 81000116) prej orës 10:30-11:00 dhe nga ora 13:00-13:30

Vendet: rrugët: Besim Bistrazhini, Dërgut Vokshi, Dëshmorët e Lirisë, Elena Gjika, Gjon Bisaku, Gjon Nikoll Kazazi, Haki Taha, Hysni Dobruna (një pjesë), Ismail Qemali (një pjesë), Konferenca e Bunjajt, Konstandin Kristoforidhi, Lidhja e Prizrenit, Martin Camaj, Migjeni (një pjesë), Mithat Frashëri, Shaban Polluzha, Yjet e Erenikut (një pjesë) dhe Yll Morina.

Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension, manipulim me ndarësit e tensionit të mesëm.

2.Nga TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

TS 10/04 kV TS 340 (kodi: 81000116362) prej ores 10:30 deri në ora 13:30

Vendet: rr. Skënderbeu, rr. Hysni Dobruna – një pjesë.

Arsyeja: Përmirësimi i vërejtjeve sipas komisionit të pranimeve teknike.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kompania që transportoi kokainën dhe pronarët e saj

Lajme

A është çmimi arsyeja që Kosova ende nuk ka blerë asnjë vaksinë?

Lajme

Ndodhë në Kosovë: Vetura për pak sa nuk i shtyp publikun që shikonin garat

Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë