Sport

Këto janë vendimet e marrura sot nga Komisioni Disiplinor

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12 të Ligës së Dytë, si dhe të xhiros së 12 të Ligës së Parë të juniorëve edicioni 2021-2022, përcjell Zeri.info.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve mori këto vendime:

“Lojtari i KF “Minatori” – Magurë me nr fanele 1 Pleurat Dugolli dhe nr ID 010252M93. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (fyerje), në ndeshjen e javës së 12-të, të Ligës së Dytë Minatori – Behari zhvilluar më 13.11.2021 në Magurë. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Sharri“ – Hani i Elezit me nr fanele 9 Saxhid Thaqi dhe nr ID 001337M89. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90 (kacafytje), në ndeshjen e javës së 12-të, të Ligës së Dytë, Sharri – Shkëndija zhvilluar më 13.11.2021 në Han të Elezit. Bazuar në nenin 42 . 2 paragrafi A i Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Bashkimi “- Koretin me nr të fanellës 6 Agron Ahmeti dhe nr ID 005590M88. Ndëshkim me karton të kuq në minutën 90+ (fyerje ndaj gjyqtarit), në ndeshjen e javës së 13-të, të Ligës së Dytë Rilindja – Bashkimi, e zhvilluar më 17.11.2021 në Prishtinë. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “Rilindja“ me nr fanele 5, Enis Hajzeri dhe nr ID 000493M03. Ndëshkim me karton të kuq dierkt në minutën 86 (ndërhyrje si lojtar i fundit), në ndeshjen e javës së 12-të të Ligës së Parë të juniorëve Kosova VR – Rilindja. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.

Lojtari i KF “ Ballkani” me nr fanele 8 Blinard Hamiti dhe nr ID 010212M05 . Ndëshkim me karton të kuq në min 89 ( prekje e topin me dorë) në ndeshjen e javës së 11 të Superligës së kadetëve Trepça-Ballkani zhvilluar me 14.11.2021 në Mitrovicë. Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 I Rregullores disiplinore; Dënohet me 2 (dy) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”.

Related posts
Sport

Ky pritet të jetë kundërshtari i radhës i Furyt

Sport

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Barcelona

Sport

Një turne i madh do të mbahet këtë muaj në kryeqytet – këto janë detajet

Sport

Ramos tregon cili është futbollisti më i afërt i tij, e kosnideron si vëlla

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *