Lajme

Këto janë tri semundjet kryesore që po shkaktojnë vdekje në Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar një raport mbi shkaqet e vdekjeve në Kosovë. Kjo analizë është përgatitur gjatë një hulumtimi në vitet 2016/2017 dhe po ashtu 2018.

Sipas këtij, raporti në vitin 2016 ishin 9245 vdekje të raportuara ndërkaq në vitin 2017 ishin 9670 vdekje.

Sipas kodifikimit të shkakut të vdekjes, në Kosovë vendin e parë e zënë “Sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut”, vendin e dytë e zënë grupi i sëmundjeve “Tumoret”, vendin e tretë e zënë grupi i “Semundjet e sistemit të frymarrjes”, shkruan Reporteri.net

Ndërkohë, vdekjet e raportuara nga familjarët dhe të regjistruara në librat amzë për vdekjet, në vitin 2018, kanë qenë 9991, prej tyre vdekje të ndodhura vetëm në Kosovë 8998, kurse vdekjet të cilat kanë ndodhur jashtë Kosovës janë regjistruar gjithsej 993.
Vdekje të dhunshme në vitin 2018 janë raportuar gjithsej 177 raste apo 1.9%.

Fatkeqësi 129 apo 72.9%, vetëvrasje 27 apo 15.3% dhe vrasje 21 apo 11.9%. Tek fatkeqësitë dhe vrasjet dominon mosha 20-49 vjeç edhe te meshkujt edhe te femrat, ndërsa tek vetëvrasjet dominon mosha 50 e më shum si te meshkujt ashtu edhe te femrat.

Foshnje të vdekura për vitin 2018 u raportuan gjithsej 242, dhe pjesëmarrja e tyre në gjithsej të vdekur është 2.7%. Meshkuj 134 apo 55.4%, Femra 108 apo 44.6 %.

Foshnje të vdekura deri 6 ditë kanë qenë 147 apo 60.7.%, 7 deri 27 ditë kanë qenë 50 apo 20.7% dhe 28 ditë deri në 1 vjet kanë qenë 45 apo 19%./Reporteri

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat