Sport

Këto janë tri kërkesat që klubet e Superligës iu parashtruan FFK-së në dy takimet e fundit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Krerë të disa klubeve të Superligës së Kosovës në futboll, ditët e fundit kanë qenë në aksion, raporton Zëri.info.

Prijës të klubeve kosovare i kanë zhvilluar dy takime me Federatën e Futbollit të Kosovës që është përfaqësuar në këto mbledhje nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Një nga klubet pjesëmarrëse në këto takime, ka qenë edhe ai mitrovicas, Trepça ’89.

Kryetari i këtij klubi, Abedin Zeka që së bashku me presidentin e FC Prishtinës, Remzi Ejupi, janë investitorët më të vjetër në futbollin kosovar, në një intervistë për Zëri.info ka zbuluar se klubet në këto takimet i kishin tri kërkesa për FFK-në.

“Në takimin me FFK-në kanë qenë tri kërkesa. Mbarëvajtja e kampionatit në mënyrë që të përfundojë sa më mirë. Mos të ketë kalkulime e marri siç kishte vitin e kaluar në dy-tri xhirot e fundit. Kërkesa e dytë ishte që mos të jenë sikurse më herët bordet e regjioneve, por ne presidentët e klubeve të Superligës të jemi të përfshirë dhe të jemi ne në rrjedha edhe të Federatës edhe të ekipeve në mënyrë që ta shikojmë mbarëvajtjen e garave dhe ne kryetarët e klubeve të Superligës duhet që ta dimë se nga vijnë parat në federatë, ku po shpenzohen ato dhe çka na takon neve. Kërkesa e tretë ka qenë që ta dimë se ku kanë shkuar paratë e ardhura nga UEFA. Nuk mund tu jepen ato para Shkollave të Futbollit që janë fitimprurëse pasi që ato mjete na takojnë ne klubeve”, ka thënë Abedin Zeka për Zëri.info.

Kujtojmë se edhe ditën e shtunë pritet që të zhvillohet edhe një takim tjetër në mes klubeve dhe FFK-së, takim në të cilin pritet që të marrë pjesë edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

 

 

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv