Sport

Këto janë top skuadrat kosovare që po interesohen për Almir Kryeziun

Almir Kryeziu është rikthyer në një nga senzacionet e futbollit kosovar, shkruan Gazeta Olle.

Sulmuesi i ri ka impresionuar me paraqitjet e tij gjatë stinorit vjeshtor, me ç’rast ka arritur të marrë edhe ftesën e Kosovës U-21.

Falë kontributit të tij, Arbëria ka përfunduar gjysmë-sezonin në pozitën e gjashtë në tabelë, shumë më mirë se që pritej nga shumë futbolldashës dhe analistë.

Shpejtësia dhe eksploziviteti i të riut duket se i ka lënë përshtypje shumë skuadrave të mëdha vendore.

Sipas “Zeri.info” për Kryeziun interesim kanë shfaqur klubet si FC Prishtina, Gjilani, Ballkani dhe Llapi.

Kryeziu para disa ditësh tha se një ofertë nga jashtë vendit mund t’ia mbush mendjen të largohet, dhe nuk e ka me ngut të ndryshoj ambient në Kosovë.

Postime të ngjajshme
Sport

Ish-futbollisti i Dritës dhe Gjilani në stërvitje te Ballkani, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dana White pas bisedës me Khabibin tregon nëse do të rikthehet në UFC

Sport

Ish-mbrojtësi i Kosovës shfaqet në përgatitje me Gjilanin, por klubi ende nuk e ka zyrtarizuar

Sport

Dallku dhe Dautaj i bashkohen Gjilanit në Durrës, futbollistët mund të ‘firmosin’ gjatë ditëve në vazhdim