Sport

Këto janë të rejat e fundit rreth Shaqirit

Xherdan Shaqiri do të mbesë te Liverpooli të paktën deri në afatin kalimtar të janarit. “Të Kuqtë” s’kanë pranuar asnjë ofertë për lojtarin në ditën e fundit të afatit kalimtar, edhe pse ishte raportuar se janë të hapur për shitjen e tij.

Reprezentuesi i Zvicrës është paraqitur vetëm një ndeshje këtë sezon dhe ishte pritur që në fund të afatit kalimtar të verës të gjente skuadrën e re, pasi s’ishte më i preferuar i Jurgen Kloppit.

Por edhe shpresat e ditës së fundit të afatit kalimtar tashmë janë shuar.Ai do të qëndrojë te kampioni anglez të paktën deri në janar.

Sipas “Goal”, Liverpooli s’ka marrë oferta zyrtare për lojtarin dhe nuk preferonte që ta linte të largohej në formë huazimi.Roma dhe Sevilla kishin shprehur interesim në janar, por ofertat e tyre ishin refuzuar atë kohë.

Ka pasur bisedime edhe Lazio, por klubi s’vendosi të bënte ofertë.Shaqiri iu bashkua Liverpoolit më 2018 nga Stoke City për 13 milionë funte. Në 42 paraqitje për ekipin e Liverpoolit, Shaqa ka realizuar tetë gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Interi merr vetëm një pikë përballë Monchengladbach në ‘San Siro’

Sport

Fitore minimale e Liverpool

Sport

Visoka tregon për formën e rikthyer te Vitia dhe synimin e klubit

Sport

Bayerni e nis furishëm mbrojtjen e titullit në Evropë