Milot Rashica tregoi edhe njëherë klasin e tij duke realizuar gol të mrekullueshëm dhe duke u shpallur lojtari i ndeshjes në ndeshjen e kupës së Gjermanisë ndaj Heidenheim ku fituan 4:1.
Reprezentuesi kosovar e ka për “qejfi” kupën e Gjermanisë pasi edhe sezonin e kaluar ia ka dashur me gola.
Në 4 ndeshjet e zhvilluara në sezonin 2018/19 Rashica ka realizuar 3 gola dhe ka asistuar në një tjetër, e që janë statistika impresionuese.
Nëse shtojmë edhe golin e djeshëm, i bie 4 gola dhe një asist në 5 ndeshjet e kupës gjermane, duke u bërë protagonist në çdo përballje.