Sport

Këto janë shifrat e tmerrshme të Duros me Feronikelin

Klodian Duro as në ëndërrat më të këqija nuk do ta kishte imagjinuar aventurën e tij te Feronikeli. Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare u emërua me synime të qarta te ‘industrialistët’, por përveçse ka dështuar në çdo objektiv, ai tashmë përballet me një presion të jashtëzakonshëm në Drenas për ta liruar pozitën e tij, raporton Gazetasheshi.com.

Sikur të mos mjaftonin rezultatet aspak të mira në fushën e lojës, me ç’rast skuadra nga “Rexhep Rexhepi” ka pësuar tri humbje dhe ka barazuar një herë në katër ndeshjet e fundit.

Ishte anëtari i kryesisë së klubit, Adem Bucolli, ai i cili publikisht ia kërkoi Duros largimin nga Feronikeli.

43 vjeçari mori drejtimin e Feronikelit në tetor të vitit të kaluar, ndërkohë drejtoi tre herë kampionët e vendit në 27 ndeshje zyrtare, duke patur një bilanc katastrofal prej 11 humbjeve, nëntë barazimeve dhe vetëm shtatë fitoreve.

Njëra nga këto disfata ka qenë eleminimi nga Kupa e Kosovës, objektiv të cilin e kishte synuar ta arrijë klubi.

Pavarësisht pretendimeve të vazhdueshme të teknikut nga Tirana për gjykim jo të drejtë nga skuadrës së tij, teksa potencon se janë penalizuar në shumë ndeshe në këtë kampion, bilanci vazhdon të ‘flasë’ ende kundër tij.

Për më tepër, Feronikeli është skuadra që ka shënuar më së paku fitore këtë edicion në Superligë.

Ai e kishte marrë klubin me vetëm pesë pikë nga pesë xhirot e para, ndërkohë që la plotë 48 pikë gjatë rrugës.

Aktualisht Feronikeli po lufton për të mbetur në elitë, pasi ndodhet vetëm dy pikë larg rënies direkte dhe një pikë larg barazhit.

Statistikat e Duros me Feronikelin:

Ndeshje: 27
Fitore: 7
Barazime: 9
Humbje: 11

Postime të ngjajshme
Sport

Jo vetëm Mourinho, një tjetër emër i madh i futbollit mund të zbarkojë në Romë

Sport

Prishtina dhe Llapi kanë siguruar tashmë daljen në Evropë, ja sa para do t’i fitojnë

Sport

Skuadra e madhe gjermane kërkon Granit Xhakën

Sport

Liverpool kërkon yllin e Real Madridit, ky është çmimi i vendosur për të