Sport

Këto janë rezultatet momentale në ndeshjet, Gjilani – Drita, Drenica – Llapi dhe Ballkani – Malisheva

Superliga e Kosovës në futboll sot vazhdon me tri ndeshje për ta përmbyllur javën e 15-të.

Pa dyshim se ndeshja kryesore dhe më e zjarrta në Kosovë pritet të zhvillohet në qytetin e Gjilanit, aty ku skuadra e SC Gjilanit do përballet me rivalin lokal FC Dritën, shkruan Sheshi.info

Interesant pritet të jetë edhe dueli i cili zhvillohet në Skenderaj, aty ku Drenica do t’i bëjë konak ekipit të Llapit. Në ndeshjen tjetër, Ballkani do të jetë nikoqir i Malishevës në Suharekë.

Të gjitha ndeshjet startojnë në ora 13:00 dhe Gazeta ‘Sheshi’ do të raportojë minutë pas minute për këto sfida.

LIVE:

GJILANI 1:0 DRITA

52′ Zëvendësim te Drita, hyn Vucaj në vend te Fazliut

50′ Krasniqi (Gjilani) pranë të shënoj golin e dytë të kuqebardhëve, mirëpo pranë portës përfundon topi

47′ GOOOL! Dabiqaj kalon në epërsi kuqebardhët

– Nis pjesa e dytë!

– Përfundon pjesa e parë!

+3 minuta lojë shtesë

44′ Broja (Drita) rast ideal për epërsi, nga afërsia nuk arrin të shënoj golin

36′ Islami (Drita) provon të rrezikoj kuqebardhët, megjithatë goditjen e tij e bllokon Prekazi

32′ Krasniqi (Gjilani) rrezikon Malokun, topi përfundon pranë portës

28′ Yll Hoxha (Gjilani) fashohet pas një përplasje me Ajzerajn

16′ Islami (Drita) ndërhyn ashpër në Razakun, zverdhët nga Murtezi

11′ Progni (Gjilani) fare pranë të shënoj nga rivënia e këndit, por e grushton Maloku

– Nis ndeshja!

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Sorsa, Halili, Prekazi, Hoxha, Dabiqaj, Razak, Aziz, Torassa, Progni, Krasniqi. Kryetrajneri: Ismet Munishi

Drita: Maloku, Islami, Limani, Cuculi, Blakçori, Namani, Broja, Ajzeraj, Fazliu, Kryeziu, Simonovski. Kryetrajneri: Ardian Nuhiu

Gjyqtarët: Sh. Murtezi, F. Jashari, H. Osmani, V. Hoxha – VAR: M. Bejtullahu, E. Podvorica

Stadiumi: i “Qytetit”, Gjilan

BALLKANI 0:0 MALISHEVA

62′ Armend Thaqi (Ballkani) rrezikon që në fillim Gashin

60′ Gripshi (Ballkani) nga brendësia e zonës provon të shënoj, por kapiteni Kryeziu e largon nga vija e rrezikut topin

58′ Zëvendësim i dyfishtë te Ballkani, hynë Armend Thaqi dhe Albion Rrahamani në vend te Ramiz Bytyqit e Blend Baftiut

– Nis pjesa e dytë!

– Përfundon pjesa e parë!

+3 minuta lojë shtesë

39′ Baftiu (Ballkani) gjuan zhagas nga distanca, topi pranë portës

6′ Thaqi (Ballkani) gjuan me kokë, por mbi portë

– Nis ndeshja

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frashëri, Bytyqi, Jashanica, Thaqi, Hoxha, Kuç, Gashi, Baftiu, Gripshi, Krasniqi, Solomon. Kryetrajneri: Bekim Isufi

Malisheva: Gashi, Pira, Kryeziu, Hoti, Vitija, Dumani, Bruqi, Binishi, Hyseni, Olivier, Stullqaku. Kryetrajneri: Arsim Thaqi

Gjyqtarët: D. Çaka, E. Bicaj, M. Berisha, L. Jashari – VAR: E. Zasella, B. Morina

Stadiumi: i “Qytetit”, Suharekë

DRENICA 1:3 LLAPI

60′ GOOOOL!

55′ GOOOOL! Riviera përmbys rezultatin në Skënderaj, kalon ekipin e tij në epërsi

49′ GOOOOL! Barazohet rezultati në “Bajram Aliu”, shënon mbrojtësi Elvis Prençi

– Nisë pjesa e dytë!

– Përfundon pjesa e parë!

+ 3 minuta lojë shtesë

44′ Zabërgja (Drenica) shumë afër të dyfishoj epërsinë, mirëpo Coric e pret tentimin e tij

24′ GOOOOL! Kreshnik Uka kalon në epërsi kuqezinjët

11′ Da Silva (Drenica) gjuan në brendësi të zonës, topi përfundon pranë portës

10′ Tahir Lushtaku (Drenica) trajneri ndëshkohet me të verdhë nga Kasumi, shkak protestave

8′ Firmino (Llapi) teston Kaloshin, ky i fundit i sigurtë në gjuajtjen e kundërshtarit

4′ Dervishaj (Drenica) provon nga distanca, por pret Coric

– Nis ndeshja!

Formacionet zyrtare

Drenica: Kaloshi, Qaqi, Lushtaku, Jashari, Thaçi, Derivishaj, Mëziu, Avdulli, Da Silva, Uka, Zabërgja. Kryetrajneri: Tahir Lushtaku

Llapi: Coric, Prençi, Idrizi, Shabani, Peposhi, Maliqi, Ramadani, Riviera, Veliu, Firmino, Neto. Kryetrajneri: Tahir Batatina

Gjyqtarët: B. Kasumi, F. Berisha, B. Selimaj, V. Ibërdemaj – VAR: M. Ajeti, L. Muhadri

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skënderaj

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *