
KQZ po vazhdon me përditësimin e të dhënave nga numërimi i votave.
Nga 99.84 për qind e votave të numëruara deri më tash, partia e Albin Kurtit prin me 47.87 për qind ose 378 mijë e 171 vota.
Lëvizja Vetëvendosje më 6 tetor 2019 mori 221.001 vota.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 17.40 për qind ose 137 mijë e 474 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me 13.07 për qind ose 103 mijë e 291, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e katërta 7.42 për qind ose 58 mijë e 619.
Nisma Socialdemokrate 2.60 për qind ose 20 mijë e 506, pa asnjë mundësi për të kaluar pragun. /Lajmi.net/