Lajme

Këto janë rastet kur Arben Gashi i LDK-së është përplasur fizikisht me kolegët e tij në Kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka histori të gjatë të përplasjes me kolegët e tjerë deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Gashi pasi ishte përplasur verbalisht me ish-nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Haliti, konfrontimi i tyre kishte eskaluar edhe fizikisht më 18 maj 2018.

Haliti i PDK-së kishte shtyrë me krah Gashin e LDK-së në sallën e Kuvendit e që më pastaj kishte shkaktuar rrëmujë të deputetëve të cilët kishin hyrë në mes të dyve për t’i ndarë.

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti e Gani Dreshaj, janë dënuar me nga 1250 euro për sulmin të cilin ia kishin bërë ish-deputetit të LDK-së, Arben Gashi, gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës.

Një tjetër përplasje ka ndodhur rishtazi ku Arben Gashi e Kujtim Shala ishin kacafytur në hollin e Kuvendit të Kosovës me Gazmend Gjyshincën e VV-së më 28 korrik 2020, shkruan express.

Gjyshinca kishte pasur debat të ashpër me dy deputetët e LDK-së në Komisionin për Punë të Jashtme e që më pas ka kaluar edhe në përplasje fizike jashtë sallës së Komisionit mes tyre.

Ndërkaq sot kur po diskutohej tema e të pagjeturve, debati mes deputetëve të VV-së dhe LDK-së u përshkallëzua në kacafytje dhe konfrontim fizik mes shefit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi dhe deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, Arber Rexhaj e Hajrulla Çeku.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kjo është pasuria e kryetarit të ri të Podujevës, mbi 40.000 euro kursime

Lajme

Zemaj flet për masat që pritet të merren gjatë festave të fundvitit

Lajme

Ministri Zemaj tregon kur do të hiqet ora policore nëpër komunat e Kosovës

Lajme

Deputeti Aliu i bën thirrje publike PDK-së për rrëzim të qeverisë