Lajme

Këto janë rastet e reja ne COVID-19 në Kosovë

26 qytetarë kanë humbur jetën ndërsa 1 mijë e 448 janë infektuar me COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Brenda 24 orëve janë bërë 12 mijë e 558 testime nga të cilat 1 mijë e 448 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, përcjell Demokracia.com

Gjithashtu sipas këtij njoftimi Brenda 24 orëve janë dhënë 20 mijë e 479 doza të vaksinës anti-COVID.

Janë shëruar 1 mijë e 421 qytetarët ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 26 mijë e 525.

Njoftimi I MSH-së:

03 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.479 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 882.718 doza të vaksinës.

Deri më sot 298.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.558 testime, 1.448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120.892.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus