Lajme

Këto janë rastet e reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 raste të reja me COVID-19, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur MSh’ja, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Njoftimi i plotë:

06 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës.

Deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.143 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.397.

Në total numri i rasteve aktive është 152.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kurti tregon nëse do shkarkohet kryediplomatja Donika Gërvalla

Lajme

Ky është kosovari që humbi jeten në plazhin e Shëngjinit

Lajme

Zjarr në Suharekë: Kryetari kërkon ndihmë

Lajme

Zjarr i madh në fshatin Studençan të Suharekës