Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 344 raste të reja me COVID-19.

Si pasoj e infektimit me këtë virus kanë humbur jetën dy pacientë, transmeton lajmi.net.

Deri më tani numri i përgjithshëm i të prekurve me koronavirus ka arritur në…

Njoftimi i plotë nga IKSHPK:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.281 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 344 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skenderaj 1 rast (63 vjeç), Viti 1 rast (85 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 63.433 raste nga 258.636 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.534 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 230 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 54.891 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.008.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 127 raste, Podujevë 27 raste, Prizren 25 raste, Vushtrri 18 raste, Pejë 14 raste, Ferizaj 13 raste, Fushë-Kosovë 12 raste, Gjakovë 12 raste, Mitrovicë 12 raste, Obiliq 12 raste, Suharekë 10 raste, Gjilan 9 raste, Dragash 8 raste, Drenas 8 raste, Lipjan 6 raste, Rahovec 6 raste, Skenderaj 6 raste, Klinë 4 raste, Malishevë 4 raste, Deçan 3 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nja 1 rast komunat Graçanicë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!.

Postime të ngjajshme
Lajme

LDK-ja përmbys rezultatin e votave me kusht

Lajme

Letra e nëntë vjeçarit nga Kosova drejtuar Joe Bidenit

Lajme

Ministria e Shëndetësisë tregon se si kanë dështuar t’i sigurojnë vaksinat anti-COVID

Lajme

Detaje të reja nga grabitja në KEDS: Personat e maskuar nën kërcënimin e armëve vodhën një shumë të madhe parash