
Dita e sotme do të jetë e mbushur me shumë ndeshje të futbollit elitar evropian.
Në Premierligën angleze, do të zhvillohen katër ndeshje tejet interesante.
Tottenhami do të përballet me Leeds Unitedit në shtëpi, derisa Arsenali i shkon West Bromwichit.
Në dy ndeshjet tjera, Crystal Palace përballet me Sheffield Unitedin, derisaa Brightoni është nikoqir i Wolverhamptonit.
Në Bundesligën gjermane, do të luhen shtatë ndeshje, ku vëmendja do të jetë te ndeshjet Eintracht Frankfurt – Bayer Leverkusen si dhe te sfida Stuttgart – RB Leipzig.
Në La Ligën spanjolle, Real Madridin është nikoqir i Celta Vigos, kurse Real Betisi e pret në derbi lokal Sevillën.