Sport

Këto janë ndeshjet miqësore që do t’i zhvillojë Prishtina në Turqi

Klubi Futbollistik “Prishtina” ka aranzhuar tri duele kontrollues në Antalia të Turqisë, me ç’rast po zhvillon fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror, shkruan Gazetasheshi.com.

Krahas këtyre tri dueleve kontrolluese, kryeqytetasit do të zhvillojnë të shtunën më 23 janar edhe duelin e Superkupës së Kosovës ndaj FC Dritës.

Ndërkohë, tre ditë pas do të ndeshjen me skuadrën Chayka Peschanokopskoy që bën gara në kampionatin “FNL” të Rusisë (Liga e Parë), njësoj sikurse Orenburg, ekipi me të cilin do të përballt më 29 janar.

Dueli i fundit kontrollues në tokën turke për ‘bardhkaltërit’ e drejtuar nga Zekirija Ramadani do të jetë ai me ekipin ukrainas Rukh Vynnyky.

Këto janë datat dhe kundërshtarët e Prishtinës në Antali:

23 janar: FC Drita – FC Prishtina (Superkupa e Kosovës, edicioni 2019/20)
26 janar: FC Prishtina – FC Chayka Peschanokopskoy (Rusi)
29 janar: FC Prishtina – FC Orenburg (Rusi)
31 janar: FC Prishtina – FC Rukh Vynnyky (Ukrainë)

Postime të ngjajshme
Sport

Festa e madhe e futbollistëve të Llapit pas fitores ndaj Ballkanit në “Zahir Pajaziti”

Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes

Sport

Batatina me deklaratë epike

Sport

SUPERLIGA: Kështu duket klasifikimi pas dy ndeshjeve të sotme