Lajme

Këto janë masat e reja për dasmat dhe klubet e natës

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia është takuar sot me Drejtorin e departamentit të sallave të dasmave pranë Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës Driton Hoti, ku diskutuan rreth rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid-19.

Në këtë takim u mor vendimi që çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marë pjesë në ahengje familjare obligohen të jenë të vaksinuar kundër Covid-19.

Përveç kësaj, klubeve të natës iu është zgjatur orari duke filluar nga ora 23:00 deri në ora 03:00 të mesnatës.

Të gjitha këto vendime priten të hyjnë në fuqi nga data 11 gusht të këtij viti./FrontOnline

Njoftimi i plotë:

“Çdo qytetar i Kosovës në mënyrë që të marë pjesë në çdo aktivitet shoqërorë, qoftë qendër tregtare, klube të natës apo në ahengjet familjare obligohet që të marë vaksinën anti-covid, sepse nga data 20 gusht do të kërkohet që të paktën dozën e parë ta kenë të përfunduar përndryshe nuk mund të marrin pjesë në asnjë aktivitet.

Ndërsa sa i përket stafit punues të këtyre sektoreve obligohen që deri më datë 12 gusht të përfundojnë të paktën dozën e parë të vaksinimit.

Gjithashtu sa i përket orarit të klubeve të natës u bisedua që të ketë zgjatje pra këto aktivitete të fillojnë nga ora 23:00 deri në ora 03:00 pas mesnate.

Këto vendime priten të hynë në fuqi me datë 11.08.2021”, njofton OHT.

Postime të ngjajshme
Lajme

Paralajmërimi i Donika Kadaj-Bujupit

Lajme

Pamje: Aksident i rëndë në Prizren, ka të lënduar rëndë

Lajme

Valon Syla shkon me ‘mindil’ në Pressing, e tregon arsyen pse veproi kështu

Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus