Lajme

Këto janë komunat që nuk kanë asnjë rast aktiv me koronavirus

Disa komuna të Kosovës nuk kanë të infektuar asnjë qytetar me Covid-19.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, komunat me asnjë rast aktiv janë: Mamusha, Graçanica, Novobërda, Shtërpca, Kllokoti, Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Ranillugu, Zveçani dhe Leposaviqi.

Kurse komunat me më shumë raste aktive janë: Prishtina me 2 mijë e 550 që ndiqet nga Prizreni me 1 mijë e 096, Ferizaj me 792, Fushë Kosova me 854 raste dhe Podujeva me 662 raste me COVID-19.
Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19 raste të vdekjes dhe 279 raste të reja. /Lajmi.net/

Postime të ngjajshme
Lajme

Ramiz Lladrovci sulmon fizikisht ish kandidatin për Deputet të PDK-së në Drenas!

Lajme

Kush voton më shumë në Kosovë: Meshkujt apo femrat?

Lajme

Brnabic i bëjnë pyetje të vështirë: ‘A do ta nënshkruani pavarësinë e Kosovës’

Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna