EURO 2020

Këto janë formacionet e mundshme Angli-Danimarkë

Fituesi i përballjes së sotme do të zhvillojë ndeshjen finale të Euro 2020 kundër Italisë.

Me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Wembley” të Londrës do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Euro 2020 midis Anglisë dhe Danimarkës, përcjell KosovaPress.

Në çerekfinale “Tre Luanët” mposhtën 4:0 Ukrainën, ndërsa Danimarka eliminoi Republikën e Çekisë 2:1.

Deri tani në këtë evropian, në pesë ndeshje të zhvilluara, Anglia ka regjistruar katër fitore dhe një barazim, krahas tri fitoreve dhe dy humbjeve të Danimarkës.

Të dy trajnerët pritet të kenë të gjithë lojtarët e gatshëm, ku mungesa e vetme do të jetë mesfushori i Interit, danezi Christian Eriksen.

Formacionet e mundshme:

Anglia (4-2-3-1): Pickford; Walker, Stones, Harry Maguire, Shaw; Rice, Phillips; Saka, Mount, Sterling; Harry Kane

Danimarka (3-4-3): Schmeichel; Vestergaard, Christensen, Kjaer; Stryger Larsen, Delaney, Hojbjerg, Maehle; Damsgaard, Dolberg, Braithwaite

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020