Sport

Këto janë fjalët e Zekirija Ramadanit pas fitores së Prishtinës

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka folur pas fitores ndaj Arbërisë.

Skuadra kryeqytetase fitoi me rezultat të thellë 4 me 0 në stadiumin e Ferizajt në xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani.

“I kënaqur me lojën dhe rezultatin. Pjesa e parë ishte më efektive për ne, arritëm të shënonim tre gola. Pjesën e dytë donim ta menaxhonim rezultatin. Urime futbollistëve të mi. Kemi marr mësim në dy ndeshjet e para kundër Arbërisë. Sot ishte krejt ndryshe. Gjithmonë ju them futbollistëve që duhet garuar me vetveten. Futbollistët s’duhet të jenë të kënaqur nga vetvetja, gjithmonë mund të japin më shumë. Jemi në rrugën e duhur, po punojmë mirë, kemi disiplinë. Jemi mirë por duhet të kërkojmë më shumë nga vetvetja”, ka thënë Ramadani.

Postime të ngjajshme
Sport

Pas formës së dobët, Liverpool merr vendim për të ardhmen e Klopp

Sport

Inter triumfon edhe ndaj Atalantas

Sport

‘Intelektualët’ kujtojnë momentin e fundit në tribuna para pandemisë – Drita e fitonte një vit më parë derbin e madh kosovar

Sport

Nga gara për titullin kampion, deri te ftesa e Përfaqësueses për ndeshjet e marsit: Armend Thaqi i zbulon të gjitha!