Sport

Këto janë fjalët e Ismet Munishit për ndeshjën, Kosovë – Çeki

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë dy ndeshje për kualifikimet Euro 2020 kundër Çekisë më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe kundër Anglisë, më 10 shtator në Southampton.

Kosova e pret Republikën e Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në një sfidë e cila do të thotë shumë për djelmoshat e Kombëtares sonë.

Para kësaj sfide tejet të rëndësishme në një pronocim për BlicMedia ka folur trajneri i njohur i skuadrës së Ballkanit, Ismet Munishi.

“Kemi shumë mungesa do të jetë vështirë. Do tè mvaret nga treneri se si do ti zëvendësoj këta lojtar me lojtarët që disponon. A do të jetë i sakt në perceptim dhe shpresoj që po”, ka thënë Munishi.

“Gezon fakti se Vedat Muriqi e Bernard Berisha janë në superform në klubet e tyre. Vedati shënon çdo ndeshje për Fenerin, ndërsa Bernardi është shpallur lojtar i muajit në Ligen e Rusisë”, ka deklaruar trajneri Ismet Munishi për BlicMedia.

Përballja Kosovë – Çeki luhet nesër (e shtunë) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00. /BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv