Sport

Këto janë dy skuadrat tjera që sigurojnë kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Ishin Juventusi dhe Bayerni dy skuadrat e para që siguruan kalimin në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Pas ndeshjeve të luajtura mbrëm janë mësuar edhe dy ekipe tjera që tashmë kanë siguruar kalimin në fazën tjetër.

Bëhet fjalë për Liverpoolin dhe Ajaxin që tani matematikisht janë kualifikuar.

Liverpooli pas katër xhirove të para prin në grupin B me 12 pikë dhe ka shtatë më shumë se Porto e vendin e dytë duke siguruar kështu kalimin tutje nga pozita e parë.

Ajaxi poashtu ka pikët e plota në grupin C 12 pikë, gjashtë më shumë se Dortmundi dhe Sportingu dhe gjithashtu ka siguruar një vend tutje.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë ekipet tjera që do t’iu bashkohen Juventusit, Bayernit, Liverpoolit dhe Ajaxit.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *