Lajme

Këto janë bizneset që lejohen të punojnë pas orës 19:00, edhe në zonat e kuqe!

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës për masat anticovid është vendosur që në komunat që janë në zonë të kuqe të kenë të drejtë të punojnë vetëm barnatoret dhe furrat e bukës.

Kështu u bë e ditur edhe në njofimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

“Veprimtaritë e tjera mund të ushtrojnë veprimtarinë sipas vendimit të Qeverisë së datës 12.11.2020, duke respektuar manualin Covid19 deri në ora 19:00, ndërsa pas orës 19:00 ndalohet veprimtaria e çdo aktiviteti me përjashtim të barnatoreve dhe furrave”, thuet në njofim.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë 9 komuna si:

Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.

Postime të ngjajshme
Lajme

Rastet e reja me COVID-19, janë nga këto komuna

Lajme

Ky është numri i rasteve të reja me COVID-19

Lajme

Specialja publikon një tjetër dokument, edhe aty thuhet se katolikët konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së

Lajme

Ja si e quan Astrit Haraqinë, burri i Vjosa Osmanit