Lajme

Këto janë 8 gratë e PDK-së që bëhen deputete

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Eliza Hoxha, Ariana Musliu-Shoshi, Evgjeni Thaçi-Dragusha, Ganimete Musliu, Blerta Deliu, Besa Ismaili, Filloretë Zejnullahu dhe Valdete Idrizi do të jenë deputete të PDK-së në Legjislaturën e VII.

Këngëtarja Eliza Hoxha ka arritur sukses dhe është bërë deputete. S’e ka pasur fatin e kolegeve të saj nëpër parti tjera që kanë dështuar të bëhen përfaqësues të popullit.

Ajo ka pasur numrin tre në listën PDK’së ndërsa kanë votuar pro saj 9 mijë e 256 votues.

E dyta në PDK në listën e grave deputete është Ariana Shoshi-Musliu. Ajo ka marrë 8 mijë e 778 vota.

Mbesa e Presidentit Hashim Thaçi, Envegjia është bërë përsëri deputete. Ajo ka marrë 8 mijë e 333 vota.

Ganimete Musliu vazhdon të përfaqësojë PDK’në në Parlamentin e Kosovës. Ajo ka fituar edhe në këtë mandat të bëhet përfaqësuese e popullit. Ka marrë 8 mijë e 240 vota.

Pjesë e Parlamentit të Kosovës do të jetë edhe ish-gazetarja e RTK’së. Blerta Deliu-Kodra ka marrë 8 mijë e 78 vota, shkruan Express.

Edhe gruaja me mbulesë, Besa Ismaili ka arritur të behet deputete. Pavarësisht se është renditur e dyta në listën e grave në garën për deputete, ajo ka arritur të marrë vetëm 7 mijë e 876 vota.

Filloretë Zejnullahu është treguar më e fuqishme se ish-komandantët e UÇK’së së Zonës së Llapit. Ka arritur të marrë 7 mijë e 33 vota dhe do të jetë deputetja e vetme nga Podujeva në listën e PDK’së.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat