Sport

Këto ishin fjalët e Elshanit pasi që Feronikeli triumfoi ndaj Ulpianës

Është mbyllur edhe xhiroja e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Feronikeli” ka arritur të triumfoi ndaj Ulpianës me rezultatin minimal, 1-0.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Drilon Leku i cili shënoi me kokë në pjesën e parë, shkruan Sheshi.info

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i “Niklit”, Faruk Elshani.

“Ishte ngarkesa e pikëve, sepse edhe ne edhe Ulpiana kemi nevojë shumë për pikë, ndoshta kjo ishte arsyeja se pse u humben shumë topa, por ky është kapaciteti. Do të mundohem që të mbledhim sa më shumë pikë, sepse me pikë mbesim në Superligë”.

“Me mbrojtjen jam shumë i kënaqur, ndoshta në aspektin ofanziv duhet të përmirësohemi edhe pak”, tha Elshani.

Postime të ngjajshme
Sport

Kthesë e papritur, Mourinho ndryshon mendje për Marash Kumbullën

Sport

Reagon Drenica: Çmimin "Ylli i Javës" e meritoi Denisson

Sport

Arrestohet Afrim Tovërlani, raportohet se i dehur kanosi me thikë Shpend Ahmetin

Sport

Mehmet Bogujevci flet në T7, pasi refuzoi ftesën e Serbisë si mysafir nderi në Botërorin e boksit