Sport

Këto dy klube kosovare janë në bisedime me Qemail Elshanin

Futbollisti i mirënjohur kosovar, Qemail Elshani, ditë me parë njoftoi opinionin publik se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Drenicës për sezonin e ri.

Elshani përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook i falënderoi të gjithë trajnerët më të cilët punoi në këto tre vitet e fundit tek Drenica.

Ai po ashtu falënderim pati edhe për tifozërin ‘Shqiponjat e Zeza’ dhe të gjithë njerëzit pasionant e dashamir të klubit nga Skenderaj.

Gazeta inFokus nga burime të sigurta mëson ekskluzivisht se mesfushori nga Drenasi pas largimit nga Drenica është në bisedime me dy skuadra kosovare.

Arbëria dhe Ferizaj janë klubet të cilat po i dëshirojnë me çdo kusht shërbimet e 30 vjeçarit.

Elshani po ashtu ka qenë në bisedime edhe me Feronikelin, por klubi nga Drenasi nuk mund të transferoj lojtarë në këtë afat kalimtar, pasi UEFA ia ka bllokuar mundësinë e transferimit për shkak të problemeve financiare të shfaqura në këto dy vitet e fundit.

Mesfushori kreativ shumë shpejtë pritet të vendos se ku do ta vazhdoj karrierën.

Qemail Elshani në të kaluarën ka luajtur te Besa, Prishtina, Feronikeli dhe Drenica.

Ai është lojtari i parë në Kosovë që e ka fituar tri herë rresht Kupën e Kosovës, me Feronikelin në vitin 2016, Besën në vitin 2017 dhe Prishtinën 2018.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina