
Observatori i Futbollit (CIES) në publikimin e fundit ka nxjerrë Kylian Mbappen si lojtarin më të vlefshëm në botë.
Ylli francez, prinë bindshëm, duke lënë pas Mohamed Salah,që vlerësohet 200 milionë funte.Renditja vazhdohet me Raheem Sterlingun e Manchester Cityt.
Lionel Messi, renditet vetëm në vendin e katërt, duke u cilësuar 153 milionë funte, përcjell lajmi.net.Talenti i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, zë vendin e pestë.
Në listën prej dhjetë lojtarëve më të vlefshëm sipas ‘CIES’, nuk ka vend për Cristiano Ronaldo, shkaku i moshës së tij, kur dihet se portugezi tashmë numëron 34 vite, edhe pse vazhdon të luajë në nivele të larta.