
Skuadra e Barcelones është në krye të La Ligas dhe kishin paraqitje të mira në fazen e grupeve të Champions League, por shfaqjet e tyre kanë qenë jo shumë bindëse, shkruan BlicMedia.
Ernesto Valverde është vërshuar me shumë kritika nga një pjesë e mbështetësve të Barcelonës për faktin se taktika e tij ishte e varur nga Lionel Messi.
Antoine Griezmann ende nuk është sistemuar si duhet në skuadër, pasi Valverde është duke e vendosur zakonisht atë në pozitën e majtë.
Në anën tjetër lëndimit e Ousmane Dembele po vazhdojnë ndërsa Luis Suarez po humbet shkathtësinë e tij ditë e më shumë.
Ndërsa në mesfushë nuk ka shumë kreativitet dhe treshja Arturo Vidal, Ivan Rakitic, dhe Sergio Busquets janë në të 30-tat e tyre.
Këtë pasiguri Barcelona mundet ta evitojë vetëm me transferimin e këtyre tre futbollistëve për të rritur shanset për të fituar të gjitha trofetë për të cilët po garojnë, si brenda, ashtu edhe në të gjithë Evropën.
Van de Beek – Mesfushori sulmues 22-vjeçar është i njohur për aftësitë e tij për të shënuar gola. Ai te skuadra e Ajax, luan një futboll mjaft kreativ në fushë dhe ka një kontroll të shkëlqyeshme të topit.
Dani Olmo – I rritur në La Masia. Ai u largua nga Barça në vitin 2014 për t’u bashkuar me Dinamo Zagreb në kërkim të më shumë kohe në fushat e blerta. 21-vjeçari është lidhur me një rikthim në Barcelona dhe ky lajm e gëzoi pa masë. Ai komentoi thashethemet duke thënë se fakti që ata po mendojnë ta rikthejnë atë është një lajm i shkëlqyeshëm.
Lautaro Javier Martinez – I përshtatet projektit në mënyrë të përsosur. Një lojtar vdekjeprurës në kundërsulm, Lautaro Martinez është lojtari që Barcelona ka nevojë për të mbajtur repartin e sulmuesve të tyre duke siguriar sulmues në vitet në vazhdim. Argjentinasi 22-vjeçar ka shprehur dëshirën për largimin e tij nga Interi. /BlicMedia.net