Lajme

Këta janë të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kapën 400 kg kokainë

Gjatë ditës së sotme në aksionin e përbashkët mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, në Lipjan është konfiskuar rreth 400 kokainë si dhe deri në këto momente janë arrestuar shtatë shtetas të Kosovës.

Tre të arrestuarit janë nga Prishtina, një nga Lipjani, një nga Gjilani, një nga Peja dhe një nga Obiliqi.

Indeksonline ka siguruar emrat e tre të arrestuarve. Bëhet fjalë për Izet Sheqirin, Enver Belegun dhe Bajram Maliqin.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti më herët njoftoi se personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit deri në vazhdimin e procedurave tjera gjyqësore.

Kokaina e sekuestruar ishte fshehur nëpër pako të llojeve të ndryshme të mishit, të cilat kishin ardhur nga Brazili.

Përveç arrestimit të 7 personave dhe konfiskimit të 400 kg kokainë, është kapur edhe një armë dhe lloje të ndryshme të veturave.

Operacioni për këtë rast është duke vazhduar dhe mund të ketë arrestime të tjera.

Postime të ngjajshme
Lajme

Historiku i përplasjeve në mes kushërirave Daka e Osmani

Lajme

Kosovari dyshohet se vrau të dashurin e ish-gruas së tij para fëmijëve, në Belgjikë

Lajme

Çfarë ndodh nëse vendimi i presidentes për shkarkimin e Dakës dërgohet në Kushtetuese? Flet Enver Hasani

Lajme

Gazetarja e njohur diagnostikohet me kancer