Sport

Këta janë lojtarët e ftuar nga Superliga te Përfaqësuesja e Kosovës U21

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Michael Nees ka publikuar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjen e muajit nëntor.

Dardanët do të përballen me Kombëtaren e Shqipërisë më 16 nëntor të këtij muaji.

E përzgjedhësi i Kosovës, Michael Nees ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar, ku pesë prej tyre janë nga Superliga e Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Këta janë lojtarët që janë grumbulluar nga elita e futbollit kosovar:

Drilon Ajeti (KF Ulpiana)

Drilon Ajeti është aktivizuar në vetëm dy ndeshje këtë edicion nga Ulpiana, në dy ndeshje Ajeti ka pranuar dy gola. Ajeti i lindur në Londër ishte pjesë e KF Llapi vitin e kaluar ku në fund arriti të fiton Kupën e Kosovës. Ndeshjet e fundit talenti kosovar ka bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira, sidomos ndaj Ballkanit.

Bujar Pllana (KF Feronikel)

Bujar Pllana është aktivizuar 11 herë këtë edicion me KF Feronikelin në Superligën e Kosovës. Pllana gjatë 11 ndeshjeve ka dhuruar një asistim dhe njëherë është ndëshkuar me karton të kuq, Pllana në CV-ne e tij ka dhe dy ndeshje me U-21 të Kosovës.

Baton Zabërgja (FC Drenica)

Sulmuesi Baton Zabërgja po kalon në një formë fantastike me kuqezinjët. Në 11 ndeshje këtë edicion tre gola dhe dy asistime mbajnë firmën e 20 vjeçarit. Zabërgja deri më tani ka dy ndeshje të zhvilluara me Kosovën U-21.

Valmir Veliu (KF Llapi)

Valmir Veliu është duke kaluar në një formë briliante. Në 10 ndeshje sa ka luajtur këtë vit për Llapin ka shënuar katër herë dhe dy herë të tjera ka asistuar për bashkëlojtarët. Sulmuesi anësorë ka pesë ndeshje zyrtare me Kosovën U-21, dhe një gol të shënuar.

Ardit Tahiri (FC Drita)

Ardit Tahiri ka zhvilluar 11 ndeshje deri më tani, por nga 11 ndeshje vetëm në 25% të ndeshjeve është aktivizuar si titullar.

Ish-sulmuesi i Besës ka realizuar tre gola për skuadrën e Dritës, tre gola si zëvendësues duke i siguruar gjashtë pikë ekipit bardhëekaltër. Sulmuesi i talentuar ka të zhvilluar një ndeshje me Kosovën u-21 duke arritur të shënon një gol në debutim.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *