Sport

Këta janë kundërshtarët që Drita do të përballet në ndeshjet miqësore në Turqi

Klubi Futbollistik “Drita” prej ditësh ndodhet në Antalia të Turqisë, me ç’rast po vijon me fazën përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Madje, në njërën nga ndeshjet që do ta zhvillojnë në tokën turke, ‘bardhekaltërit’ kanë mundësinë për ta fituar trofeun e Superkupës, pasi që luajnë ndaj Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.

Drita do të përballet me Prishtinën të shtunën më 23 janar me fillim nga ora 12:00 (koha lokale në Kosovë), ndërkohë krahas kësaj ndeshje ka aranzhuar edhe tri duele të tjera miqësore.

Kampionët e Kosovës do të sfidohen nga dy skuadrat ruse “Nijni” dhe “Chyaka” të cilat vijnë nga Rusia, si dhe “Minaj” që vjen nga Ukraina, mëson Gazetasheshi.com.

Këto janë datat dhe kundërshtarët e Dritës në Antali:

23 janar: FC Drita – FC Prishtina (Superkupa e Kosovës, edicioni 2019/20)
27 janar: FC Drita – FC Nizhny Novgorod (Rusi)
30 janar: FC Drita – FC Chayka Peschanokopskoye (Rusi)
2 shkurt: FC Drita – FC Minaj (Ukrainë)

Postime të ngjajshme
Sport

“Bomba” e mbrëmjes: Xhevdet Shabani mund të largohet nga Drita?

Sport

Munishi tregon si e mposhti Llapi ish-skuadrën e tij Ballkanin

Sport

Festa e madhe e futbollistëve të Llapit pas fitores ndaj Ballkanit në “Zahir Pajaziti”

Sport

Shkëmbi thumbon disa lojtarë të Ballkanit pas humbjes