Sport

Këta janë dy sulmuesit që po i kërkon Xavi te Barcelona

Me afatin kalimtar të janarit jo edhe aq larg, Barcelona po formulon plane për të forcuar skuadrën, pasi ata kërkojnë të rikthejnë në rrugën e duhur këtë sezon pas një nisje shumë të dobët duke i vendosur ata jashtë luftës për titull.

Katalanasit kanë ndryshuar trajnerin duke e emëruar Xavin Hernadesin në vend të Ronald Koeman. Ky ndryshim do të çojë gjithashtu në një ndryshim të mundshëm të planeve në merkato, me trajnerin 41-vjeçar që duket i prirur për të ndërtuar një listë që i përshtatet më së miri planeve të tij.

Për këtë qëllim, Xavi synon të shtojë një sulmues të gjithanshëm në ekip, i cili mund të luajë në të dy krahët ose si qendërsulmues, përcjellë KosovaPress.

“Mundo Deportivo” tani raporton se legjenda e Barcelonës ka identifikuar dy opsione që i përshtaten profilit të tij, si Dani Olmos të RB Leipzigut dhe sulmuesit spanjoll të Manchester Cityt, Ferran Torres.

Olmo ka kohë që është në radarët e Barcelonës. Në fakt, “Blaugranët” kishin një përpjekje për ta transferuar atë në fund të afatit kalimtar të verës, por skuadra gjermane nuk ishte i gatshme të bënte një marrëveshje të tillë. Interesi për 23-vjeçarin ka vazhduar, me Xavin dhe stafin e tij që gjithashtu besohet se janë admirues të mëdhenj të reprezentuesit spanjoll.

Torres është një tjetër lojtar që Barcelona e ka monitoruar prej kohësh. Që kur u transferua te Manchester City nga Valencia, 21-vjeçari ka zhvilluar një karrierë të fuqishme nën drejtimin e Pep Guardiolës.

Related posts
Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Sport

Barcelona nuk ia del në “Allianz Arena”, mposhtet nga Barcelona

Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Sport

Barcelona pëson edhe golin e tretë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *