Sport

Këta janë dy përforcimet e reja të Drenicës

Fatlum Gashi dhe Visar Haxhijaj janë përforcimet e reja te Drenicës.

Portieri pejan ka firmosur një kontratë dy vjeçare me kuqezinjët, ndërsa Gashi e ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi një vjeçar.

Haxhijaj gjatë sezonit që lam pas ka mbrojtur ngjyrat e Besës së Pejës, kurse mesfushori sëfundmi ka qenë pjesë e Dukagjinit.

Postimi i plotë:

Klubi Futbollistik ‘Drenica’, njofton të gjithë opinion sportdashës dhe gjithë tifozët dhe qytetarët e Skenderajt, që drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje, me dyshen pejane, portierin Visar Haxhijaj, dhe mesfushorin, Fatlum Gashi.

Visar Haxhijaj, ka arritur marrëveshje dy-vjeçare me klubin , dhe do të mbroj ngjyrat kuq e zi në dy edicione. Gardiani pejan, që vjen nga skuadra e Besës nga Peja, është një portier me eksperiencë në elitën e futbollit kosovar.

Ndërkohë, klubi ka arritur marrëveshje një vjeçare me mesfushorin, Fatlum Gashi. Ish lojtari i Besës , e së fundmi KF Dukagjinit, është bashkuar me ekipin, për të vijuar përgatitjet për edicionin e ri të garave 2021/2022.

Gashi do të jetë një ‘armë’ shtesë për trajnerin Lushtaku, në edicionin e ri. Klubi gjatë ditëve në vijim do të prezantojë edhe përforcimet tjera, të cilat do ta kompletojnë ekipin për kampionatin e ri, që do të nis me 21 Gusht.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar