Lajme

Këta janë dy pacientët me koronavirus në Kosovë që janë afër shërimit

Në Kosovë ka shkuar 71 numri i të prekurëve me koronavirus, ku shumica janë raste kontakti. Javën që lamë pas nga covid-19 vdiq një 82-vjeçar nga Komuna e Podujevës, ndërsa djali i tij është i infektuar, mirëpo së fundi nga Infektiva kanë njoftuar se ai dhe një tjetër pacient janë në përfundim të shërimit total, shkruan Gazeta Metro.

Djali i viktimës, nga Podujeva dhe një tjetër janë pacientët që tashmë janë në rrugë e shërimit.

82-vjeçari ishte nga fshati Dumnicë e Podujevës dhe ka vdekur në Klinikën Infektive si pasojë e koronavirusit. Viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia, dhe tani është drejt shërimit bashkë me të infektuarin tjetër.

Viktima 82 vjeçare ishte diagnostifikuar vetëm disa ditë më parë para se të vdes. Ai ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Kujtojmë që nga data 8 shkurti deri me 26 mars, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 766 mostra të dyshimta në virusin vovid-19 dhe prej tyre, gjithsej shtatëdhjetë e një (71) raste kanë rezultuar pozitive, me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç./gazetametro.net

Postime të ngjajshme
Lajme

Haradinaj flet për qeverinë e udhëhequr nga Kurti

Lajme

Infektologu Valbon Krasniqi jep disa këshilla për shtatzënat për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Lajme

Gjermania shkon drejt rrafshimit të kurbës me më pak se 1,500 vdekje

Lajme

Lladrovci: Pa panik, ende nuk kemi informacion zyrtar se i infektuari është banor i Drenasit