Lajme

Këta janë deputetët që do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Agjencia Kundër Korrupsionit ka hedhur sot shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë në institucionet publike.

Pjesë e kësaj liste janë edhe dy nga krerët e shtetit, kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Por përveç tyre, në mesin e 954 zyrtarëve që janë përzgjedhur për t’iu nënshtruar procesit të verifikimit të pasurisë për vitin 2021, nga 4 mijë e 796 zyrtarë të cilët kanë pasur obligim që ta deklarojnë pasurinë e tyre, janë edhe një numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të cilëve do t’u kontrollohet pasuria janë:

Jahja Kokaj, Armend Muja, Fjolla Ujkani, Mimoza Kusari-Lila, Mefail Bajqinovci, Fitim Uka, Fatmir Humolli, Valon Ramadani.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, deputetët Vlora Dumoshi e Anton Quni do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës është deputetja Blerta Deliu Kodra dhe deputeti Ferat Shala.

Pjesë e listës së dalë nga shorti është edhe deputetja e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.

Ndërsa nga Grupi Parlamentar Multietnik janë deputetët Fidan Jilta dhe Samra Iljazi.

Kontrollit të plotë të pasurisë do t’i nënshtrohet edhe deputetja e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Jasmina Dediç.

Postime të ngjajshme
LajmeShow Bizz

Lola Haradinaj tregon se si hoqi dorë nga muzika dhe arsyeja ishte Dauti

Lajme

Italia me masa të reja anti-COVID, kufizime për qytetarët që udhëtojnë në këtë shtet

Lajme

Paralajmërohet rreziku për zjarre në 10 qytetet e Shqipërisë

Lajme

Pamje si helikopteri ndihmon në shuarjen e zjarrit që kaploi malet në Rugovë