Lajme

Këta janë asamblistët e ri të Komunës së Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të raundit të parë për këshilltarët komunalë, të zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën më 17 tetor.

Sipas KQZ-së, në Prishtinë, partia e cila ka fituar më së shumti ulëse në Kuvendin Komunal është Lëvizja Vetëvendosje, me gjithsej 17.

E dyta pas LVV-së, është LDK-ja e cila ka fituar 14 ulëse, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

E radhës renditet PDK-ja me 9 ulëse, AAK-ja me 6, AKR-ja 3, dhe Lëvizja për Bashkim dhe Nisma Socialdemokrate me nga një ulëse.

Në rezultatet e publikuara përfundimtare nga KQZ-ja, del se LDK-ja dhe PDK-ja kanë më së shumti këshilltarë komunalë, nga 206 secila në tërë vendin.

Pas publikimit, kandidatët mund tu drejtohen organeve përgjegjëse për ankesa.

Related posts
Lajme

Policja kosovare poston foto duke gjuajtur me armë në poligon

Lajme

Shoferi në Ferizaj nuk e ndal gazin as në zebra, dalin pamjet kur godet këmbësorin dhe ik nga vendi i ngjarjes

Lajme

Borrell reagon pas sanksioneve të SHBA-së ndaj dy serbëve të Kosovës

Lajme

Gjendja e pacientëve me COVID në QKUK dhe spitale

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *