Sport

Këta janë 9 shqiptarët që do të luajnë në Ligën e Kampionëve

Në Gjenevë të Zvicrës shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA ka hedhur shortin për grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2020/2021. E gjithë vëmendja pas tërheqjes së shortit ishte tek grupi G ku Barcelona dhe Juventusi janë në të njëjtin grup dhe do të ketë përballje të dy ‘mbretërve’ të futbollit, Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, transmeton Gazeta Metro.

Ajo që iu intereson tifozëve shqiptarë janë edhe futbollistët tanë nëpër Evropë që po kanë shumë suksese.

Për edicionin e ri nëntë është numri i shqiptarëve që do të jenë në fazën e grupeve. Këta nëntë futbollistë janë të ndarë në pesë grupe, ku Lazio ka numrin më të madh të shqiptarëve. Dy portierët Thomas Strakosha dhe Marco Alia janë pjesë e klubit kryeqytetas, së bashku me Riza Durmishin dhe Vedat Muriqin që javë më parë iu bashkua klubit italian. Lazio ka një grup realisht të kalueshëm, pasi do të përballet me gjigantin rus Zenit St Petersburg, Borussia Dortmundin dhe kampionët e Belgjikës, Club Brugge. Për të gjithë këta futbollistë, kjo do të jetë hera e parë që do të luajnë në grupet e Ligës së Kampionëve.
Strakosha është titullar i padiskutueshëm te Lazio, ndërsa minuta të shumtë pritet të ketë edhe Vedat Muriqi. Sa i përket Riza Durmishit e ardhmja e tij te Lazio është ende në pikëpyetje, mirëpo ai figuron si një futbollist aktual i bardhekaltërve. Gjasat më të vogla për të luajtur në grupe me Lazion i ka portieri i ri shqiptar Marco Alia, i cili është portieri i tretë pas Strakoshës dhe Pepe Reinas.

Myrto Uzuni është befasia më e këndshme me Ferencvarosin e tij, pasi skuadra hungareze ka eliminuar shumë ekipe të mëdha deri në grupe. Gjiganti hungarez gjatë rrugës eliminoi Djurgardenin, Celticin, Dinamo Zagrebin dhe Molden.

Ferencvaros do të jetë në Grupin G së bashku me Barcelonën, Juventusin dhe Dynamo Kievin, ndërsa ylli i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni konsiderohet si lojtari më i mirë i kësaj skuadre.

Dy futbollistë tjerë shqiptarë do të jenë në Grupin A, ku do ta bartin fanellën e Red Bull Salzburgut. Fjala është për mbrojtësin Albert Ballci dhe sulmuesin Mërgim Berisha që luajnë për gjigantin austriak. Salzburg do të ketë punë të vështirë në këtë grup, pasi do të përballet me kampionin në fuqi të Evropës, Bayern Munich. Përveç Bayernit e Salzburgut, në Grupin A janë edhe Atletico Madrid dhe Lokomotiva e Moskës.

Në Grupin D është rezervuar një përballje shqiptarësh. Kampioni i Anglisë, Liverpool zë vend në këtë grup së bashku me Ajaxin, Atalantën dhe Midtjylland. The Reds kanë në radhët e veta futbollistin më të suksesshëm shqiptarë, Xherdan Shaqiri që ka fituar dy herë trofeun e Ligës së Kampionëve.
E në anën tjetër te Atalanta është mbrojtësi më i mirë shqiptar, Berat Gjimshiti që për vitin e dytë radhazi merr pjesë në grupet e Ligës së Kampionëve. Pritet të jetë një duel mjaftë interesant mes Gjimshitit dhe Shaqirit.

Gjithsesi deri në këto momente nëntë është numri i futbollistëve shqiptarë që do të luajnë në grupe, por ky numër mund të shtohet.

Afati kalimtar për transferimin e futbollistëve përfundon më 5 tetor, ndërsa 32 skuadrat pjesëmarrëse mund të transferojnë ndonjë futbollist. Gjasat më të mëdha nga futbollistët shqiptarë që të luajë në këtë garë i ka Milot Rashica, që është i lidhur me një kalim të mundshëm te RB Leipzig.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndeshja mes Feronikelit dhe Llapit u përcoll nga personi i rëndësishëm i UEFA-së, ja arsyeja pse ai është në Kosovë

Sport

Ramadani flet për përballjen me Ballkanin, ka disa fjalë edhe për gjyqtarin Dardan Çaka

Sport

Shënoi supergol në ndeshjen e sotme, flet Yll Hoxha

Sport

Feronikeli më në fund fitoi, tani kjo është skuadra më e dobët e 5 javëve të fundit në Superligë