LajmeZgjedhjet 2021

Këta janë 20 kandidatët e PDK’së që siguruan ulëse në Kuvend

Partia Demokratike e Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit mori rreth 17.41% të votave, e që përkthyer në deputetë i bie t’i ketë marrë 20 ulëse në Kuvend, transmeton Gazeta Metro.

Duke llogaritur në votat e vlefshme deri tani, pa numëruar votat me kusht, atyre të diasporës dhe votave të personave me nevoja të veçanta, tashmë janë bërë të ditur emrat e kandidatëve të PDK’së që kanë arritur të sigurojnë ulëse në Kuvend.

 

Nga grupi parlamentar i PDK’së për këtë legjislaturë do të përbehet nga: Enver Hoxhaj, Uran Ismaili, Bedri Hamza, Memli Krasniqi, Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku, Ferat Shala, Ardian Kastrati, Rashit Qalaj, Hajdar Beqa, Petrit Hajdari, Abelard Tahiri, Bekim Haxhiu, Eliza Hoxha, Blerta Deliu Kodra, Ganimete Musliu, Adelina Grainca, Ariana Musliu Shoshi dhe Floreta Zejnullhu.

Kujtojmë se shumë figura të njohura të PDK’së këtë herë nuk kanë arritur të bëhen deputetë, krejt kjo vjen pasi kjo parti ka humbur afro 25 mijë vota duke krahasuar me zgjedhjet e kaluara./

Postime të ngjajshme
Lajme

Këto janë rastet e reja me Covid 19

Lajme

Gjermania fillon “të marrë frymë”, lehtësohen masat anti-Covid

Lajme

Pamje nga momenti kur pejani vjedh çelësat e veturës zyrtare brenda komunës

Lajme

Vazhdon numërimi i votave me kusht: Këto janë rezultatet