Lajme

Këta do të jenë personat e parë që do të vaksinohen me vaksinat që do të vinë në Kosovë në maj dhe qershor

Pas furnizimit me vaksinat shtesë që pritet të vinë në muajt e ardhshëm në Kosovë, ata që do të vaksinohen të parët do të jenë personat e moshës 65-69 vjeçare, personat me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta Express.

Sipas një raporti të Demokracisë Plus me titull “Administrimi i vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë“, në fazën e dytë është paraparë vaksinimi i 126,681 personave të moshës 65-69 vjeçare, 128,667 persona me sëmundje kronike, 31,645 mësimdhënës dhe 3,708 pjesëtarë forcës së sigurisë.

Varësisht nga numri i dozave të vaksinave me të cilat do të furnizohet Kosovë, do të bëhet vaksinimi i kësaj kategoria.

Ndërsa, vaksinimi i këtyre personave do të bëhet sipas vullnetit të tyre.

Me vaksinat që do të vinë në muajt e ardhshëm, do të mund të vaksinohen edhe pjesa e mbetur e personave të moshuar, të cilët nuk do të arrijnë të vaksinohen në këtë fazë të parë, për shkak të numrit të limituar të vaksinave.

Ndërsa, në fazën e tretë është paraparë vaksinimi i 316,279 personave të moshës 40-64 vjeçare, 91,209 persona me sëmundje të tjera, 14,110 i punëtorëve të sektorit publik dhe 433,402 persona tjerë.31 Vlen të ceket se edhe në këtë rast, madhësia e grupit (kategorisë) dhe caku i mbulimit me vaksinim dallon për 5%.

Kujtojmë që vendi pritet të furnizohet në qershor edhe me 100 mijë e 620 doza të vaksinës Anti-COVID nga COVAX, ndërsa kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dje ka bërë të ditur se Kosova do t’i përfitojë 95 mijë doza të vaksinave, të cilat pritet të vijnë në Kosovë nga muaji maj.

Kosova është një ndër vendet e fundit në botë që është furnizuar me vaksinat Anti-COVID.

Postime të ngjajshme
Lajme

Kjo është gjendja në sallën “1 Tetori” sot

Lajme

E quajtën idiot, reagon sërish i riu që u pa me pankartën në marshin për Palestinën

Lajme

Milaim Zeka: Tomë Gashi e rrah gruan e tij

Lajme

Moti në Kosovë – parashikimi për pesë ditët e ardhshme