Lajme

Kështu kaloi nata e mbrëmshme në veriun e bllokuar

Situata në veri, konkretisht në Jarinje e Bërnjak mbrëmë ishte e qetë dhe pa ndonjë ngjarje për t’u veçuar.

Policët e Kosovës dhe protestuesit serb mbajtën pozicionet e tyre dhe nuk është raportuar për ndonjë incident, shkruan lajmi.net.

Ashtu siç u raportua qysh mbrëmë, Njësitë Speciale të ROSU-s kanë ndryshuar që nga pasditja e djeshme pozicionimet e tyre në veri, teksa tanimë janë shpërndarë në zona ku janë më vështirë të vërejtshëm.

Sot është dita e gjashtë e bllokadës në pjesën veriore të Kosovës, teksa kjo u nxit nga një vendim i qeverisë për zbatimin e masës së reciprocitetit në veri.

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë