Lajme

Kështu i shpëtoi therjes me thikë një polic nga Peja

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Mëngjesin e sotëm në Pejë është sulmuar me thikë një zyrtar policor. Ai ka pësuar lëndime trupore, ndërkaq rasti po cilësohet “Vrasje në tentativë”, shkruan Gazeta Express

Rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 11:55 ne rrugën Mbretëresha Teutë, ka ndodhur një rast ku është sulmuar papritmas një zyrtar policor, i cili ka pësuar lëndime trupore nga një mjet i mprehtë (thikë). Falë shkathtësive profesionale të zyrtarit policor dhe ndihmës se një qytetari është arritur që viktima të shpëtoj me jetë, personi i dyshuar është arrestuar, gjendja e viktimës sipas ekipit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Rugova.

Rugova ka theksuar se me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa rasti cilësohet ” Vrasje në tentativë”.

“Hetuesit do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të kuptuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Rugova./GazetaExpress

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat