Lajme

Kështu e uron Ramiz Lladrovci për ditëlindje Kadri Veselin

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka uruar ish-kryekuvendarin, Kadri Veselin, pasi ky i fundit ka ditëlindjen sot.

Lladrovci nëpërmjet një postimi në Facebook tha se “Miku im Kadri, sot është ditëlindja jote dhe e feston larg familjes, larg atdheut.”

“Je larg neve që të nderojmë dhe duam për jetën e veprën tënde në shërbim të atdheut dhe të drejtës tonë për liri. Padrejtësia është më e shpejtë se drejtësia.”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Miku im Kadri, sot është ditëlindja jote dhe e feston larg familjes, larg atdheut. Je larg neve që të nderojmë dhe duam për jetën e veprën tënde në shërbim të atdheut dhe të drejtës tonë për liri. Padrejtësia është më e shpejtë se drejtësia.

Prandaj, nuk është e lehtë as për Ty, as për familjen e as për të gjithë neve që rrugëtuam më ty me qëllimet më fisnike për liri.

Uroj nga zemra që ditëlindjet tjera t’i pritni në atdheun për të cilin bëre aq shumë, në mesin e më të dashurve tuaj, duke i kontribuar përparimit dhe fuqizimit të shtetit tonë, Republikës së Kosovës.

Urime ditëlindja miku im, Kadri Veseli!

Postime të ngjajshme
Lajme

Ia merr 750 euro duke e mashtruar për një vizë

Lajme

Detaje për vrasjen e mbrëmshme në Rahovec, dyshohet se vëllau vrau vëllanë

Lajme

Parashikimi i motit për nesër

Lajme

Duda Balje: Nuk jam më e ëmbël se dudi, por ......