Sport

Kështu e festuan futbollistët e Shqipërisë U-21 fitoren ndaj Kosovës U-21 në Prishtinë

Kombëtarja shqiptare U21 ka triumfuar minimalisht 0:1 pas 90 minutave lojë ndaj Përfaqësueses U21 të Kosovës, shkruan “Zeri.info”

Golin e vetëm të takimit e ka shënuar Çokaj në minutën e 35-të pas asistimit të Ernest Muçit.

Me këtë fitore, Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 14 pikë dhe kjo fitore i ndihmonë që të paktën ta synojë vendin e dytë në grup pasi është vetëm një pikë larg.

Futbollistët e Kombëtares shqiptare të futbollit pas përfundimit të ndeshjes shkuan në zhveshtoren e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe filluan festën pas këtyre tre pikëve shumë të rëndësishme ndaj Kosovës.

Në një video të postuar nga faqja zyrtare e Federatës shqiptare të Futbollit, shihen lojtarët “kuqezi” teksa brohorasin në mënyrë të pakontrolluar pas fitores. /

Postime të ngjajshme
Sport

Drita – Llapi, këta janë gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim

Sport

Liga e Kampionëve: Rezultatet komplete të mbrëmjes së sotme

Sport

“​A do të jap dorëheqje?”, Zidane flet pas humbjes nga Shakhtari

Sport

“Hallakamë” tek ish kampionët e Superligës