Lajme

Kështu duhet t’i plotësoni fletëvotimet për kryetar komune dhe kuvend komunal

Për zgjedhjet lokale që mbahen me 17 tetor në Kosovë, ju keni dy fletëvotime që duhet të plotësoni, një është për Kryetar Komune dhe një për Kuvend Komunal, shkruan Gazeta Metro.

Në fletëvotimin për Kryetar Komune, i cili është me kornizë ngjyrë të verdhë, ku janë të renditur emrat e kandidatëve, ju duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, i cili është me kornizë ngjyrë të kaltër, në anën e majtë, ju duhet të votoni vetëm një subjekt politik, kurse në anën e djathtë të tij duhet të votoni vetëm një kandidat/e.

Pra mos harroni, për Kuvend Komunal votoni vetëm një subjekt politik dhe vetëm një kandidat/e.

Dokumentet me të cilat mund të votoni me 17 tetor 2021

Për të votuar, mjafton të keni njërin prej këtyre dokumenteve të lëshuara nga Republika e Kosovës: Letërnjoftim; Pasaportë; Dokument i udhëtimit; dhe Patentë shoferi.

Më poshtë keni udhëzimet nga KQZ.

https://www.facebook.com/watch/?ref=external&v=4611888528862280

Postime të ngjajshme
Lajme

PDK po përgatit padi për qeverinë Kurti

Lajme

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Lajme

Kaq vite burgim mund të dënohet burri që rrahu brutalisht gruan në market

Lajme

Komandanti i Njësisë Speciale reagon për rrahjen e gruas në Prishtinë