.
LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë

Ish kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani sot ësht emëruar këshilltare e kryeministrit Albin Kurti për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në një status në Facebook, Ardita Sinani ka thënë se hapi i ardhshëm do të jetë themelimi i Zyrës për Luginë në kuadër të Zyrës së kryeministrit të Kosovës.

“Vlerësimin që kjo detyrë dhe angazhim të më besohet mua, për të cilin jam jashtëzakonisht falëminderuese, do ta përkthej si synim për arritjen e qëllimeve të përbashkëta në të mirë të shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i saj:

E nderuar që sot me Vendim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, të marr detyrën e Këshilltares Politike për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në vazhdimësi të bashkëpunimit e bashkërendimit me Republikën e Kosovës, e në funksion të përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve të Luginës, si dhe për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave tona, pranova këtë detyrë dhe angazhim.

Hapi i ardhshëm, do të jetë themelimi i Zyrës për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës, koordinimin e së cilës do ta bëjmë duke pasur parasysh gjendjen e vështirë socio-ekonomike të banorëve tanë.

Thellimi i vazhdueshëm i raporteve me institucionet e Republikës së Kosovës, e në këtë rast me Kryeministrin ka qenë dhe do të mbetet domosdoshmëri për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Vlerësimin që kjo detyrë dhe angazhim të më besohet mua, për të cilin jam jashtëzakonisht falëminderuese, do ta përkthej si synim për arritjen e qëllimeve të përbashkëta në të mirë të shqiptarëve të Luginës.

Related posts
Lajme

Tërheqja e 30% nga Trusti? – ky është vendimi i fundit

Lajme

Kurti sërish kandidat për kryetar të VV-së

Lajme

Rama: Kuvendi le të shkojë në zgjedhje – s’tërhiqem nga projekti “arkitekti i kryeqytetit”

Sport

Ky pritet të jetë pasuesi i Nagelsmann te Bayerni